Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 17 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 524 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 126 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 565 pacientë.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 8 mijë e 271.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 433 mijë e 550 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 209 mijë e 971 pacientë, ndërsa të shëruar 194 mijë 346, kurse vdekje 7 mijë e 354.

