Lutfi Haziri e ka uruar kundërkandidatin e tij Alban Hysenin i cili tashmë do të jetë kryetari i ri i Gjilanit.
Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se nga nesër do të përgatisë gjithçka që duhet që ta bartë detyrën te kryetari i ri.
“Në emër të LDK-së i falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit për manifestimin politik, të cilët përmes votës së tyre zgjodhën tashmë kryetarin e ri, z. Alban Hyseni, të cilin në emër të LDK-së dhe në emrin tim e përgëzoj për rezultatin e arritur”.
“Nga nesër do të vazhdojë të ndërtojë ekipe për tranzicion dhe duke qenë kryetar në detyrë, do të përgatis të gjithë infrastrukturën dhe bartjen e detyrave sipas përgjegjësive që më takojnë. Gjilanasit i falënderoj nga zemra që LDK-së ia ka dhënë partinë e parë në Kuvend me shumicë të madhe, e cila do të vazhdojë të punojë me të gjithë ata që e duan Gjilanin”.
Haziri, që për dy mandate ka qeverisur me Gjilanin, ka thënë se do të vazhdojë të kontribuojë për këtë komunë duke shtuar se do të mbetet gjithmonë Luta i gjilanasve.
“Jam krenar që i kam shërbyer qytetit tim dhe do të vazhdojë nga kapacitetet tjera politike të jem interesuar dhe i involvuar në zhvillimin e qytetit tim. Faleminderit Gjilan. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”.

