Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lirohet nga paraburgimi vëllai i Astrit Ademajt

    15/11/2021 | 18:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së që u vra në shtator të këtij viti, Astit Ademaj, Avni Ademaj, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Themelore në Pejë. Masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor, mëson Gazeta Express.

    Kjo masë është caktuar nga data 15 tetor deri më 7 dhjetor të vitit 2021.

    Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë të cilin e posedon Express, thuhet se Avni Ademaj obligohet të paraqitet në Stacionin Policor në Pejë dy herë në javë.

    Avni Ademaj kishte qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur u vranë dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj. I plagosur kishte mbetur edhe vetë ai.

    Ndaj tij, Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, kishte caktuar masën e paraburgimit për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

    Sipas familjes së Astrit Ademaj vrasja e tij ndodhi për motive politike. /Gazeta Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.