Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Latifi e lidh mosftesën e Kosovës me refuzimin gazsjellësit dhe me hezitimin për Marrëveshjen e Washingtonit

    05/11/2021 | 12:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Profesori universitar, Blerim Latifi e ka lidhur mosftesën e Kosovës në Samitin për Demokraci në Washington me moszbatimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe me refuzimin e projektit amerikan të gazsjellësit, shkruan Gazeta Express.

    Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se mosftesa për Kosovën nuk lidhet me sistemin demokratik të Kosovës.

    “- Jo për shkaqe që lidhen me sistemin demokratik, por për hezitimet e qeverisë rreth zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit, të shtatorit 2020, dhe refuzimin e projektit amerikan të gazsjellësit. Ne, shpesh, i ngjajmë atij fëmijës i cili duke pasur dashurinë e plotë të babait, nuk mund ta imagjinojë dot se një ditë mund të ndëshkohet prej tij për sherret që i bën herë pas here”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Vendet me ngjyrë kuqe tregojnë vendet e paftuara në Samitin për Demokraci në Washington.Në mesin e tyre edhe Kosova, bashkë me Serbinë, Bosnjën dhe Hungarinë. Pse?

    – Kuptohet mungesa e ftesës për Serbinë lidhet me rolin destruktiv që qeveria e Vuçiqit po e luan në rajon, por edhe me faktin e shndërrimit të Serbisë në një shtet që afirmon interesat ruse në Ballkan. Po ashtu, nën Vuçiqin, Serbia përditë e më shumë po merr tiparet e një regjimi autoritarist, ku, si në Rusi, partia në pushtet i fiton gjithmonë zgjedhjet.

    – Mungesa e ftesës për Bosnjën është meritë e krizës së fundit në këtë shtet, pas thirrjeve luftënxitëse të kryetarit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili realisht është shndërruar në një mashë të Putinit në Ballkan dhe po punon hapur në minimin e Marrëveshjes së Daytonit, e cila ishte dhe vazhdon të mbetet investim amerikan.

    – Mungesa e ftesës për Hungarinë sigurisht ka të bëj me faktin e rrezikut të rrëshqitjes së Hungarisë nga demokracia liberale në demokraci iliberale, si pasojë e stilit autoritarist të kryeministrit Viktor Orban.

    E Kosova? Pse nuk është ftuar?

    – Jo për shkaqe që lidhen me sistemin demokratik, por për hezitimet e qeverisë rreth zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit, të shtatorit 2020, dhe refuzimin e projektit amerikan të gazsjellësit.

    Ne, shpesh, i ngjajmë atij fëmijës i cili duke pasur dashurinë e plotë të babait, nuk mund ta imagjinojë dot se një ditë mund të ndëshkohet prej tij për sherret që i bën herë pas here.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.