Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky është numri i vëzhguesve për balotazhin

    14/11/2021 | 07:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Kosovë sot do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në gjithsej 21 komuna.

    Të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë, këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit me gjithsej 1,638 mijë vendvotime, njofton Klankosova.tv.

    Numri i vëzhguesve të partive politike është 9,199, ndërsa numri i vëzhguesve të iniciativave qytetare është 88, numri i vëzhguesve të ambasadave të huaja është 50, numri i vëzhguesve të organizatave joqeveritare vendore është 319, numri i vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare është 118 si dhe numri i vëzhguesve të Avokatit të Popullit është 69.

    Qytetet në të cilat do të votohet janë Gjakova, Drenasi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti, ndërsa në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.

    Sipas vendimit të KQZ-së, numri i fletëvotimeve që janë shtypur për këtë raund është 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime. Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur më pak fletëvotime, 10 përqind apo rreth 125 mijë fletëvotime me pak se numri i përgjithshëm i votuesve të këtij raundi.

    Sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur kryetarët për 21 komunat e vendit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.