Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që ka të bëjë me projektin e gazsjellësit.
Kundër miratimit të kësaj rezolute ishin gjithsej 46 deputetë, ndërsa 21 pro saj, përcjell Klankosova.tv.
Pas votimit, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli seancës, duke paralajmëruar vazhdimin e saj nesër nga ora 10:00.