Shefja në detyrë e Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se ekzekutivi është në linjë të njëjtë me vlerat evropiane për energji të pastër dhe ato amerikane për një strategji të energjisë.
Tutje ajo deklaroi se Kosova si rrjedhojë e bazës së vet energjetike në thëngjill, ka mbetur aktualisht më së pakur e prekur nga kriza energjetike që ka prekur botën, njofton Klankosova.tv.
“Ndërlidhja e anti amerikanizmit apo amerikanizmit me politika mjedisore zhvillimore është shumë interesant si bëhet nga ana juaj si opozitë. Kur asnjëherë më parë nuk i keni ndërlidhë veprimet tuaja anti anerikamne kur keni pasur reagime të ashpra nga State Department për veprime jo demokratike, aspak amerikan, kur raporti i DASH e nxirrte Kosovën si vend të korruptuar.” u shpreh Kusari-Lila në seancën e Kuvendit.
Sipas saj projekti i gazsjellësit nuk do të mund të realizohej deri në vitin 2028.
“Të deklarosh se Kosova ka refuzuar diversifikimin me gazin natyrorë, ndërsa ne jemi në krizë energjetike botërore pikërisht përshkak të situatës me gazin natyrorë në mesin e tjerave është edhe e pamundur edhe mungesë e çfarëdo ideje për këtë sektorë.