Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari i zgjedhur i Gjilanit e vlerëson Albin Kurtin por nuk do ta kopjonte si kryeministër

    16/11/2021 | 22:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i ri i zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni, referuar fitores që arriti në këtë komunë, duke mposhtur kryetarin shumëvjeçar Lutfi Hazirin, është pyetur nëse do ta shihte veten në të ardhmen edhe si kryeministër.

    Hyseni i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u shpreh se kjo çështje i përket së ardhmes, dhe anise e vlerësoi lartë punën e Albin Kurtit, ai thotë në Rubikon me Adriatik Kelmendin se nuk do ta kopjonte assesi si kryeministër, njofton Klankosova.tv.

    ”Nuk e di nëse është pozicioni i kryeministrit për mua, është çështje që i përket të ardhmes”.

    ”Unë për vete nuk e marr guximin të mendoj për një pozicion të tillë, sepse e konsideroj se është punë me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Por, sidoqoftë, kjo mund të jetë pjesë e së ardhmes”.

    ”Për mua, Albin Kurti është një model i angazhimit politik e publik. Unë shoh shumë frymëzim tek Albin Kurti, por besoj është e gabuar të shohim një model që duhet ta kopjojmë. Pra unë besoj tek origjinaliteti, tek autenticiteti i secilit individ e karakter dhe ruajtja e këtij origjinaliteti tek unë personalisht ka qenë njëra prej elementeve që unë kam dasht ta bëjë me çdo kusht”.

    Rubikon: Ju pra e vlerësoni kryeministrin Albin Kurti, por nuk doni ta kopjonit?

    ”Por jo se edhe nuk mund ta kopjoj”.

    ”Është e pamundur ta kopjojmë njëri-tjetrin. Secili prej nesh ka tipare dhe veçori të veçanta. Nuk besoj që na bën mirë të kopjojmë figura të tjera”.

    ”Kjo është jo e mirë besoj”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.