Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë se nuk ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve. Ajo poashtu ka kujtuar premtimin e Vetëvendosjes për rritjen e pagës minimale në vend, të cilën, thotë se VV më nuk po e përmend.
“A jeni në dijeni për rritjen e çmimeve në vend, është vështirësuar ekzistenca e qytetarëve. Para se të vini në pushtet keni premtuar pagën minimale në 350 euro, kurse sot nuk flisni gjë për të. Në situatë jo të mirë janë kategoritë e ndryshme që përfitojnë të hyrat nga shteti, nisur nga pensionistët. Kur u afrua koha e zgjedhjeve lokale, vendosët t’i rrisni pensionet për 100 euro për dy muaj, por kjo nuk iu kryejti punë, tash me xhipa t’zi nuk lëni vend pa shkuar. I keni denigruar punonjësit shëndetësore, duke ua zbritur shtesat nga 300 në 60 euro”, ka thënë Krasniqi./Periskopi