Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të balotazhit për kryetarë të komunave, me përjashtim të komunës së Prizrenit, Kllokotit dhe Dragashit.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se në PZAP janë ende çështjet e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa në Gjykatën Supreme është duke u trajtuar çështja e Dragashit.
Me këtë rezultat Idrizi është edhe zyrtarisht kryetar i komunës së Vushtrrisë, derisa shumë shpejt pritet që solemnisht ta marrë këtë post pas inaugurimit të Kuvendit Komunal.
Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet përfundimtare për komunën e Vushtrrisë dhe rezulatin e çertifikuar mbledhja e fundit e KQZ-së:
Vushtrri: Ferit Idrizi (PDK) 53.19% – Xahfer Tahiri (LDK) 46.81%