Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kastrati: Qytetarët e dinë se nuk ka korrupsion në komunë, e dinë se ka drejtësi

    02/11/2021 | 23:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se gjatë katër viteve që ka qeverisur ai, nuk ka pasur asnjë aferë korruptive nga zyrtarët komunalë.

    Ai thotë se qasja e tij ka qenë progresive, teksa ka shtuar se ka pasur investime të ndryshme edhe nga jashtë.

    Tutje ai ka shtuar se qytetarët e dinë se në komunën e tij nuk ka pasur korrupsion dhe ka pasur drejtësi në secilin aspekt.

    “Qytetarët e dinë se nuk ka korrupsion në komunë e dinë se ka drejtësi”, thotë ai.

    “Ka drejtësi në punësim. Kush ka ankesë në konkurset në punësim mund të shoh testet dhe mund të dëgjojë edhe intervistat që incizohen. Për çështjen e transparencës i keni parë raportet”, përfundon ai.

    Ai ka komentuar koalicionet e VV-së, parti me të cilën ka shkuar në balotazh, me AAK-në dhe AKR-në. Ai thotë se këto tregojnë se sa joparimorë janë kandidatët e VV-së në këtë komunë që kanë bërë koalicion me parti që i kanë kritikuar në të kaluarën. /Gazeta Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.