Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kastrati: Pushteti në mënyrë populiste përdori çdo ndjeshmëri për të dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet që ishte e drejtë

    16/11/2021 | 22:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari në largim i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka komentuar ri-hapjen e shkollave fillore në disa fshatra të kësaj komune.

    Kastrati thotë nuk duhet keqpërdorur pamjet që janë shpërndarë sot ku shihen qytetarët duke festuar.

    Ai shtoi se pushteti i ri po përdorë në mënyrë populiste cdo ndjeshmëri për të dëmtuar një të përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vërtetë.

    “Problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti. Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor cdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzit. Këta në Kamenicë nuk janë përjashtim. Pushteti e përdori popullizmin, shantazhin e premtimet, duke manipuluar me gjendjen e shoqërisë”, ka thënë ai.

    “Gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim. Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, asesi tek banorët”, shtoi Kastrati.

    Kastrati kishte filluar një reformë në arsim në komunën e Kamenicës, ku kishte mbyllur shkollat ku kishte pas nxënës. Ai kishte thënë se këto shkolla u mbyllën për shkak se kishin prej 5 deri në 7 nxënës gjithsej. Ai po ashtu kishte premtuar që do ua siguronte transportin këtyre nxnësve në shkolla tjera. /Gazeta Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.