Ferit Idrizi, kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, gjatë ditës së sotme ka vizituar bizneset e Vushtrrisë që sapo kanë filluar, Idrizi bizneset i konsideron si lokomotiva e zhvillimit ekonomik që i duhet Vushtrrisë.
Prezent gjatë kësaj vizite së bashku me Idrizin ishte edhe Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe Blerta Deliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Idrizi gjatë vizitës të bizneseve të sapo filluara u ka premtuar atyre mbështetjen e tij të plot dhe të pakursyer gjatë mandatit tij qeverisës.
Idrizi gjithashtu thotë se është i lumtur me potencialin, vullnetin dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë. “Mbështetja e tyre do të thotë fitore për mua dhe gjithë Vushtrrinë.
Bashkë për bizneset, bashkë për të gjithë!” shkruan Idrizi.

