Ferit Idrizi, kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, gjatë ditës së sotme ka ndjekur ndeshjen hendbollistike që u zhvillua me vashat e KH Samadrexha që zhvilluan kundër KH Prishtina.
Idrizi thotë se ndeshja u zhvillua në sallën ndërtimi i së cilës nisi në qeverisjen tonë, ku u krijuan kushte fenomenale për zhvillimin e garave dhe aktiviteteve tjera rinore.
Idrizi iu ka uruar suksese në gara vajzave hendbolliste të KH Samadrexha të cilat kanë traditë të gjatë në këtë sport, ndërsa banorëve iu ka premtuar që investimet në qeverisjen e tyre do të nisin menjëherë pas datës 14 nëntor, në pëmirësimin dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të jetesës së tyre.

