Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ftuar mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë më 6 Dhjetor.
Në këtë datë Idrizi do të marrë edhe zyrtarisht postin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë.
Ftesa për mbledhjen e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë është bërë publike në faqen zyrtare të komunës së Vushtrrisë, ku shihet edhe firma e parë e dhënë e Idrizit në një dokument zyrtar si kryetar i Vushtrrisë.
Ndër pikat e rendit të ditës është edhe ajo e betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë që dolën si të zgjedhur nga zgjedhjet e 17 Tetorit.