Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri.
Idrizi në PrimeTime ka thënë se janë dhënë paratë ndërsa nuk është bërë hulumtimi mbi dëmet e pandemisë në ekonominë e Vushtrrisë.
“Nuk është bërë hulumtimi, vetëm janë dhënë paratë” ka thënë Idrizi në Primetime.
“250 mijë ja u ke dhënë biznese, 140 mijë hulumtimin nuk e ke bërë” ka shtuar tutje Idrizi.
Tahiri i është kundërpërgjigjur duke thënë se ky material do të përdoret në padinë për shpifje që ai e kumtoi sonte në emision.

