Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haziri: Me besim në zot, familje e shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve

    09/11/2021 | 20:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje për zgjedhjet e 14 nëntorit nga banorët e lagjeve, 2 Korriku, Baja, Dheu i Bardhë e Fidanishte.

    Kryetari aktual i Gjilanit mbeti i impresonuar me këtë përkrahje madhështore.

    Haziri ka thënë se kjo e bën më të përgjegjshëm dhe angazhim edhe më të madh në punë.

    “Faleminderit nga zemra për këtë besim të madh qytetar, përfshirë mësuesit, veprimtarët, bashkatdhetarët, familjarët e dëshmorëve, veteranët e luftës, të rinjtë e të rejat dhe të moshuarit në lagjet 2 Korrik, Baja, Dheu i Bardhë e Fidanishte. Këtë mbështetje të jashtëzakonshme për 14 nëntor, do t’ua kthej me angazhim edhe më të madh në punë. Me besim në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”.

    Në këtë takim ka folur edhe Fitim Guda e Valentina Bunjaku – Rexhepi, të cilët thanë se kjo është kryengritje politike në mbështetje ndaj Lutfi Hazirit më 14 nëntor.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.