Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haxhiu: Emërimi i Latifit si ministër i shëndetësisë, veprimi i vetëm i mirë i kësaj qeverie

    17/11/2021 | 11:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se emërimi i Rifat Latifit, si ministër i shëndetësisë, është i vetmi veprim i mirë që kjo qeveri ka ndërmarrë ndonjëherë.

    “Emërimi i Dr. Rifat Latifit, mjekut me famë ndërkombëtare, bashkëvendasit tim, ministër i shëndetësisë, është veprimi i vetëm, i mirë, i kësaj qeverie që duhet përshëndetur”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Haxhiu në anën tjetër uroi që ky emërim i Latifit, të jetë për përmirësimin e sistemit shëndetësor e jo të përdoret nga kryeministri Kurti për të mbuluar rrëmujën e shkaktuar nga ish-ministri Vitia.

    “Rifat Latifi mjeku i dëshmuar në Amerikë e gjetiu, ka një përvojë të madhe në shëndetësi, prandaj uroj që emërimi i tij të jetë për të përmirësuar e avancuar sistemin tonë shëndetësor dhe gjendjen e profesionistëve shëndetësorë dhe kryeministri Kurti nuk ka qëllim që ta përdorë emrin e tij për ta mbuluar bërllokun dhe rrëmujën që e ka shkaktuar Arben Vitia dhe ekipi i tij. Nuk është e drejtë dhe morale dhe nuk duhet lejuar që emrat e mëdhenj të shëndetësisë të përdoren për qëllime të politikës ditore, por atyre t’u jepet hapësira dhe mbështetja e duhur për përmirësim të shëndetësisë”, ka shtuar Haxhiu.

    Deputeti i PDK-së kujtoi edhe kohën kur ministri i ri ishte këshilltar i ish-kryeministrit Thaçi, duke thënë se e ka dëshmuar edhe atëherë vullnetin për të punuar për Kosovën.

    “Dr.Rifat Latifi ka treguar edhe gjatë mandatit si këshilltar i ish- kryeministrit Hashim Thaçi, se ka vullnet për të punuar me përkushtim për shtetin e Kosovës”, ka vazhduar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.