Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjilasi i quan kriminelë anëtarët e Listës Serbe

    05/11/2021 | 13:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kreu i partisë opozitare serbe “Liri dhe Drejtësi” (SSP), Dragan Gjilas, i cili u takua me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Departamentin e Shtetit, i tha “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbokroate se ai nuk erdhi në Washington për mbështetje dhe nuk pret që dikush në botë të ndryshojë pushtetin në Serbi, sepse kjo, sipas tij, është në dorën e qytetarëve të vendit.

    Në konstatimin e gazetarëve se një nga prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Ballkan është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe se Washingtoni me vite të tëra e ka diskutuar këtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe në pyetjen se çfarë mund t’u ofrojë votuesve serbë më ndryshe nga Vuçiqi, Gjilasi tha se pikë së pari duhet të zvogëlohen gënjeshtrat, ose të hiqen fare, transmeton Zeri.info.

    “Ka njerëz që janë kriminelë, vërtet kriminelë, të akuzuar nga anë të ndryshme, të dyshuar, që formojnë listën e tyre në Kosovë dhe pastaj marrin 99 për qind të votave të serbëve dhe ulen në Qeverinë e Kosovës. Çdo ditë shfaqen tensione të reja, njerëzit kanë frikë nga një luftë e re. Ne mund të ofrojmë që asnjë nga këto nuk do të ndodhë. Ne avokuam për pajtim dy vjet më parë. Dy vjet më parë kemi folur për mundësinë e lëvizjes së lirë të njerëzve nga Kosova dhe nga Serbia qendrore. Askush nuk na dëgjoi, kështu që erdhëm në këtë konfliktin për targa, për disa gjëra që nuk janë thelbi. Për diçka nuk mund të biem dakord. Pra, shqiptarët e Kosovës duan të jenë shtet i pavarur, ne besojmë se ajo është pjesë e territorit të shtetit të Serbisë. Mirë, nuk mund të pajtohemi për këtë, por mund të biem dakord për disa gjëra të tjera për t’i bërë disa njerëz të fillojnë të jetojnë më mirë”, u shpreh ai në këtë intervistë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.