Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gazeta serbe: Lobistët amerikanë, përfshirë Grenellin, janë paguar nga Serbia 1.3 milionë dollarë

    16/11/2021 | 11:37
    Silhouettes of a man on background of American flag. Concept lobbying for business in USA. Lobbyists with laptops. Lobbying Interests in USA. Promotion of interests in political community USA.
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gazeta serbe “Nova.rs” shkruan se për tri vjet lobim në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Serbe i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, 1.3 milionë dollarë për shërbimet e saj lobuese.

    “Sipas të dhënave të sigurara nga gazeta Nova, lista e kontakteve që kompania lobuese ka raportuar në lidhje me Serbinë gjithashtu përfshin Riçard Grenellin, të dërguarin special të atëhershëm të presidentit amerikan për Kosovën dhe Serbinë, si dhe Metju Pallmerin, që atëherë ishte përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor”, shkruan gazeta Nova.

    Në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga ShBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një shtëpi lobimi në atë vend, shkruan më tej kjo gazetë

    “Mirëpo, këtë e ka bërë Oda Ekonomike e Serbisë, e cila ka lidhur disa kontrata me kompaninë “Yorktown Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022. E fundit është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë”.

    “Sipas dokumentit, kompania është e detyruar të ofrojë “këshilla strategjike në lidhje me temat e trajtuara nga SCC, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike ShBA-Serbe”. Kjo përfshin, siç thuhet më tej, “çështjet e menaxhimit dhe çështjet e qeverisë, të cilat pritet të përfshijnë kontakte me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues të sektorit privat përkatës”, përfundon kjo gazetë. /Albanianpost.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.