Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fondi i Sigurimeve Shëndetësore jep detaje rreth trajtimit të shtatëvjeçarit Noar Bllaca

    05/11/2021 | 14:09
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) ka njotuar se familjarët e Noar Bllacës, i diagnostikuar Chronic Granulomatous, kanë kërkuar ndihmë financiare nga institucioni në kuadër të programit për trajtim mjekësor jashtë vendit. Sipas FSSH-së kërkesa e tyre është aprovuar në një shumë të përgjithshme prej 160.000 eurosh për trajtim në Turqi, njofton Klankosova.tv.

    “Më konkretisht, më 24 qershor të këtij viti Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, mbi bazën e pro faturave në vlerë prej 28,940.00 euro, lëshuara nga institucioni shëndetësor përkatës, ka miratuar shumën e kërkuar në favor të aplikuesit. Me 25 qershor, të po këtij viti pacienti ka shkuar për të kryer trajtimin dhe pas përfundimit sjellë faturën e shpenzimeve me vlerë prej 14,771.27 euro. Pacienti N.B., përsëri rezulton të ketë aplikuar me 12 korrik të këtij viti me të njëjtën diagnoz, duke sjellë profatur nga Spitali përkatës me vlerë prej 160,000.00, me ç ‘rast FSSH miraton kërkesën dhe lëshon fletëzotimin për trajtim të menjëhershëm të pacientin në bazë të procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2017 për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore.” thuhej në një njoftim për media të FSSH-së.

    Tutje bëhej e ditur se pasi ka filluar të marrë trajtim, është ndërprerë në gjysmë nga ana e spitalit Medipol Mega dhe pacienti ka sjellur faturën me vlerë prej 55,306.15 eurosh, aq sa ka arritur të marrë shërbimin .

    “Për të vazhduar trajtimin në Spitalin Memorial në Stamboll (Turqi), me kërkesë të pacientit që të ndërrohet fletëzotimi mbi bazën e profaturave nga spitali përkatës me vlerë prej 90,000.00 euro, i është mundësuar nga ana e institucionit tonë me datën 16 shtator të po këtij viti.

    Kurse për shumën përfundimtare të trajtimit, sipas FSSH-së vendos Bordi Ekzekutiv i Fondit bazuar në raportin përfundimtar mjekësor dhe financiar të lëshuar nga institucioni hospitalizues.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.