Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fadil Nura: Nënkryetar i Skenderajt do të jetë Sami Lushtaku

    08/11/2021 | 18:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i zgjedhur i Skenderajt Fadil Nura, ka thënë se nënkryetar i kësaj komune do të jetë Sami Lushtaku.
    Nura tha se është në pritje të përfundimit të procedurave për të marrë pozitën e kryetarit.

    Ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe me kundërkandidatin e tij Bekim Jashari.

    “Po, z. Sami Lushtaku do të jetë nënkryetar i Skenderajt. E kam bërë të ditur edhe më herët këtë gjë. Jemi duke pritur përfundimin e procedurave dhe pastaj duhet një koordinim me Ministrinë e Pushtetit Lokal për ta thirrur seancën konstituive, do ta nis punën edhe zyrtarisht si kryetar i kësaj komune”, tha Nura në klankosova.

    “Unë jam i hapur për të gjithë për të bashkëpunuar, përfshirë edhe me Bekim Jasharin. Ne i kemi numrat të mjaftueshëm për të qeverisur të vetëm”, shtoi ai.

    Fadil Nura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Skenderajt përball Bekim Jasharit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.