Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ekzekutohen pagesat për 5,740 persona që humbën vendin e punës gjatë pandemisë

    09/11/2021 | 14:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekzekutohen pagesat për 5,740 persona sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike COVID-19.

    Kështu njofton ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati duke shtuar subvencionimi është bërë për ata persona që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, përcjell Telegrafi.

    “Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100 euro), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50 euro). Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50 për qind e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3 dhe 10 për qind e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1,516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, njofton Murati.

    Për masën 1.1 është ofruar mbështetje prej 100 euro për tre muaj për ata që janë punësuar nga data 1 korrik, ndërsa për masat 1.2 dhe 1.3 do të përkrahen me nga 50 euro. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.