Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, flet infektologu Ilir Tolaj

    09/11/2021 | 21:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shtetet e rajonit kanë filluar administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-covid. Në Kosovë sipas njohësve shihet si i nevojshëm miratimi për dozën plotësuese për luftimin e pandemisë.

    Vaksinimi kundër Covid-19 është i domosdoshëm në luftimin e këtij virusi. Në pjesën më të madhe të botës dozat e para dhe të dyta janë administruar dhe është filluar me dozën e tretë.

    Sipas njohësve të kësaj fushe Kosova nuk bën përjashtim me nevojën e administrimit të dozës së tretë.

    “Padyshim që edhe në Kosovë është e domosdoshme, sa më shpejt që është e mundshme dhe që të merret vendimi për lejimin e dozës së tretë për të gjithë ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga doza e dytë do të jetë e mirëseardhur. Le të vaksinohen që të gjithë, avarësisht prej moshës, gjendjes shëndetësore të tyre. Në mënyrë paralele edhe me ata që nuk janë vaksinuar deri tash apo ata që deri tani janë vaksinuar me një dozë”, thotë për RTK’në infektologu Ilir Tolaj.

    Ne Kosovë që nga fundit i muajit mars ka filluar imunizimi dhe janë vaksinuar 1.6 milionë doza dhe rreth 720 mijë të vaksinuar me të dy dozat.

    Izraeli, Gjermania, Franca e vendet e tjera kanë disa muaj që kanë filluar me dozën e tretë ndërsa Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia së fundi kanë lejuar filimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.