Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar punën e qeverisë Kurti në seancën e sotme parlamentare. Ajo ka kërkuar angazhim më të madh të kësaj qeverie, në mirëqenien e qytetarëve.
Tutje, ajo ia ka përmendur Kurtit edhe xhipat e zinjë duke i thënë se kanë harruar interesat e qytetarëve.
Krasniqi tha në Kuvend se Kurti kishte premtuar pagë minimale 350 euro, ndërsa theksoi se tani disa familjeve u është vështirësuar ekzistenca.
“Para se të vini në pushtet, keni premtuar pagë minimale 350 euro…. Tani kur u afrua koha e zgjedhjeve lokale, vendosët t’i ndani nga 100 euro shtesë, por kjo nuk ju kreu punë, sepse edhe xhipat e zi, të cilët nuk mundem pa i përmend, sepse i patët kritikuar shumë sa ishit në opozitë, ndërsa tash nuk leni vend pa shkuar me ta”, tha Krasniqi.
“Nuk e di a jeni në dijeni ju si qeveri për rritjen e çmimeve. Është vështirësuar ekzistenca për shumë familje, sepse çmimet janë bërë të papërballueshme, marrë parasysh edhe të ardhurat që ata i kanë qoftë nga puna që e bëjnë në sektorin privat, ku paga minimale është 170 euro”, shtoi ajo.