Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deliu i reagon Qeverisë: Mosftesa nga Biden do ta dëmtojë imazhin e Kosovës

    06/11/2021 | 13:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas mos-ftesës për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në Amerikë. Deliu-Kodra në një postim në “Facebook”, ka thënë se kjo do ta dëmtojë imazhin e Kosovës dhe argumentin lobues në procesin e njohjeve të reja, shkruan Gazeta Express.

    Sipas saj, ky zhvillim është lëndim i garancës amerikane se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik.

    “Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

    Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë.

    Kujtojmë se në dy Qeveritë Kurti, nga dy administratat, SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sanksionuar Kosovën. Në Qeverinë “Kurti1” me bllokimin e fondeve të MCC-së dhe tani me mosftesën në Samitin e aleatëve amerikan.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.