Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bislimi u takua me Lajçak në Bruksel, ngriti shqetësimin edhe për ndalesën që iu bë boksierëve kosovarë në Serbi

    16/11/2021 | 22:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftojnë se në kuadër të raundit të dialogut Kosovë-Serbi, sot në Bruksel janë mbajtur takime të ndara bilaterale në nivel kryenegociatorësh me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në takimin me Lajçak diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese.

    “U bisedua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, rreth zhvillimeve të fundit, mbajtjes së takimeve të shpeshta të nëngrupeve punuese si dhe gërmimet dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë”.

    “Delegacioni i Kosovës ngriti shqetësim të madh për rastin e fundit, kur Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit”.

    “Ndalesa e bërë ekipit përfaqësues të boksit duke mos ua lejuar hyrjen në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që mbahej në Beograd, nga delegacioni kosovar u theksua si veprim i palës serbe që është plotësisht në kundërshtim me frymën e lëvizjes së lirë, që promovohet përmes marrëveshjes së Brukselit në raport bilateral me Serbinë”.

    Gjithashtu, shqetësim tjetër i ngritur janë pengesat e shkaktuara nga autoritet serbe në transferin e mjeteve për Luginë e Preshevës. Nga pala kosovare u kërkua facilitim shtesë nga BE-ja, veçanërisht duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjate, meqenëse nga Ministria e Financave dhe Transfereve të Republikës së Kosovës janë planifikuar dy milionë euro për Luginën e Preshevës në buxhetin e vitit të ardhshëm”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.