Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bedri Hamza: Me “Vetëvendosjen” nuk bëj koalicion në Mitrovicë

    17/11/2021 | 16:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili e fitoi këtë komunë pa balotazh, thotë se është në proces të formimit të ekipeve dhe njerëzve me të cilët do të udhëheqë në këtë komunë.

    Ai për Front Online, ka thënë se është i interesuar që ta ketë një koalicion stabil, duke përjashtuar një të tillë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Sipas tij, kjo parti duhet t’a bëjë opozitën brenda Asamblesë Komunale

    “Ende jo, unë jam i interesuar për të pasur një koalicion qeverisës stabil. Tash realisht dikush duhet të mbetet në opozitë dhe mendoj se Vetëvendosja do të jetë opozita e ardhshme në Kuvend”, ka thënë Hamza për Front Online .

    Hamza tha se do të bëj koalicion me partitë e tjera për Asamblenë Komunale dhe ndarjen e drejtorive, por që personat që do të udhëheqin duhet t’i plotësojnë disa kritere.

    “Nuk e kam problem për t’i bërë numrat, por megjithatë jam i interesuar që edhe me partitë e tjera të bashkëpunoj për të qenë shumicë në Kuvend dhe në qeverisje. Por, përtej kësaj duhet të plotësohen ato kritere që i kam thënë vazhdimisht që duhet të jenë profesional me integritet dhe natyrisht pritet edhe performancë”, është shprehur Hamza për Front Online.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.