Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    BE përsërit: Kosova t’i zbatojë marrëveshjet

    04/11/2021 | 16:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet evropiane presin që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

    I pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë për BBC-në se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Stano tha se “në parim, nuk i komenton deklaratat e palëve të treta”.

    “Qëndrimi ynë është shumë i qartë për marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne duhet ta respektojmë marrëveshjen dhe të bëjmë çmos për të siguruar zbatimin e atyre marrëveshjeve”, tha Stano.

    Në një intervistë për BBC-në, Kurti ka thënë se me krijimin e Asociacionit, do të krijohej “diçka e ngjashme me Republikën Sërpska në Kosovë”, andaj nuk do të lejojë që “në Kosovë të përsëritet Bosnja”.

    Republika Sërpska, e banuar me shumicë serbe, është njëri nga dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Entiteti tjetër është Federata Myslimane-Kroate.

    Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013.

    Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

    Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin. BE-ja, në disa rase, ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes.Kurti, edhe më herët, ka thënë se në Kosovë “nuk mund të ketë asociacion njëetnik”. /REL

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.