Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    BE do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit

    17/11/2021 | 19:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, për raundin e dialogut Kosovë-Serbi, Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u takua me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se “u diskutua për projekte potenciale në kuadër të mekanizmit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit përmes ndihmës financiare dhe ekspertizës që Bashkimi Evropian mund të ofrojë për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së”.

    “Duke biseduar për reformat e nisura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Varhelyi, tha se do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të shpejtë të Planit Ekonomik dhe Investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

    Më tej, në komunikatë thuhet se u bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në procesin e vaksinimit, ku tani qëndron më së miri ndër vendet e rajonit, ndërsa Komisioneri Varhelyi shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar rreth certifikatës së vaksinimit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.