Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se pas një kohe të gjatë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me Covid-19”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë post-COVID. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë