Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Albin Kurti: Po bëhet rikthimi i terminalit doganor aty ku e ka vendin, në hapësirën e Trepçës

    02/11/2021 | 09:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë.

    Me këtë rast, Kurti deklaroi se sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, një e arritur e cila ndihmon të gjithë.

    “Edhe shtetin e Kosovës e Trepçën edhe Doganën e Kosovës dhe Qeverinë.Por në veçanti ndihmon të bëri biznes, pra për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë dhe më mirë për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve të vendit.Nga viti 2003 deri më 2014 terminalin doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës padrejtësisht te çuditërisht kjo hapësirë iu është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës, meqë rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, Trepça dhe ka fituar një privat.Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëme të bërë para 7 vjetëve”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

    Ai poashtu theksoi se asokohe 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata patën ngelur pa punë atëherë janë nxjerrur jashtë kësaj hapësire.

    “Me këtë rast falënderoi drejtorin e Doganave, Agon Llugaliu poashtu edhe dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, si dhe punëtorët e drejtuesit e Trepçës.

    Është një ditë e mirë, andaj po e bëjmë këtë hapje që është në fakt rikthim i terminalit doganor aty ku e ka vendin në hapësirën e Trepçës.

    Fitimi është edhe për qytetarët e Mitrovicës, meqë maunet nuk kanë nevojë të kalojnë më nëpër qytet e të shkaktojnë kaos në trafikun e Mitrovicës, por do të mund të vijnë drejtpërdrejtë në këtë terminal doganor pa kaluar në qytet.

    Sot që të gjithë jemi fitues”, shtoi Kurti./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.