Një person ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Vushtrri gjatë 24 orëve të fundit, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të dhënave të sigurara nga IKSHPK.
Siç bëhet e ditur nga të dhënat i ndjeri ishte i moshës mbi 70 vjeç.
Në këtë periudhë kohore në Vushtrri nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv, përveç rastit të lartëcekur që fatkeqsish ka përfunduar me fatalitet.
Poashtu në këtë këtë periudhë kohore është regjistruar 1 person i shëruar nga Covid-19.
Në komunën e Vushtrrisë janë 10 raste aktive me Covid-19.