Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zgjedhjet lokale, mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë nesër

    16/10/2021 | 21:09
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel është 41 mijë e 12 votues.

    24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeçare pas 14 shkurtit kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare apo do ta arrijnë këtë moshë deri më 17 tetor në ditën kur mbahen zgjedhjet lokale.

    Po ashtu pjesë e 41 mijë e 12 votuesve të rinj janë edhe tetë mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohen se janë të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, njofton Klankosova.tv.

    Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe shtatë mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.