Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiç: Kam frikë se Kurti do të kërkoj një rrugëdalje për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhje

    19/10/2021 | 12:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë vizitës së tij në fabrikën Magna në Aleksinac, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mes tjerash ka folur edhe për rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë.I pyetur për zgjedhjet në Kosovë dhe akuzat se Serbia po ushtron presion mbi njerëzit e saj, ai tha se Serbia kurrë nuk e kishte detyruar askënd të bëjë asgjë.

    “Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova se ishte më mirë që njerëzit të shkojnë në votime sesa të mos shkojnë, dhe unë nuk e fsheha këtë. Ne po sulmojmë Prishtinën për mos përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit, dhe pastaj nuk do ta përmbushim atë. Si atëherë të dalim para kujtdo dhe të kërkojmë formimin e Asociasionit”, tha ai.

    Ai thotë se është i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.”Sa i përket numrit të votave, unë jam i kënaqur sepse njerëzit dolën në numër pakrahasimisht më të madh, dhe kjo flet për motivimin e njerëzve tanë”, tha ai.

    Ai nuk donte të fliste paraprakisht për raportin e Komisionit Evropian, i cili pritet pasdite.”Dhe atë që di, nuk mund ta them. Pra më mirë të presim raportin”, tha ai.

    Aksione të reja të ngjashme me ato të 13 tetorit në Mitrovicën Veriore janë paralajmëruar nga Kosova. Presidenti i Serbisë thotë se nuk është i befasuar nga kjo dhe se ka frikë se për shkak të rezultateve të këqija të partisë së Kurtit, do të pasojnë lëvizje të paarsyeshme të Kosovës.

    “Shpresoj se një qasje e arsyeshme do të mbizotërojë në mesin e njerëzve të Kosovës, edhe pse është e vështirë të pritet për shkak të disfatave që pësuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë”, tha Vuçiç./FrontOnline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.