Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vala e re e Covid-19, cili është shteti i parë që rikthen mbylljen e plotë

    20/10/2021 | 23:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Letonia ka njoftuar një bllokim një mujor të Covid-19 pas një rritjeje të paparë të infeksioneve, duke u bërë vendi i parë në Evropë që rivendos kufizimet e gjera mes një valë të re të rasteve në të gjithë kontinentin.

    Vendi baltik është një prej vendeve me shifrat më të larta të rasteve të reja me Covid-19 në raport me popullsinë në botë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

    “Sistemi ynë shëndetësor është në rrezik … E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është të vaksinohemi,” tha kryeministri, Kršjānis Kariņš, të hënën në mbrëmje në një mbledhje urgjente të qeverisë.

    Ai tha se shkalla e ulët e vaksinimit të vendit ishte fajtori për rritjen e shtrimeve në spitale.

    Vetëm 57% e 1.9 milion letonezëve janë vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE -së prej 74%.

    “Unë duhet t’i kërkoj falje të vaksinuarve ,” tha Kariņš, duke shtuar se vetëm prodhimi thelbësor, ndërtimi dhe punët kritike do të lejoheshin të vazhdonin normalisht.

    Javën e kaluar, presidenti Letonez, Egils Levits, rezultoi pozitiv me koronavirus, duke e detyruar presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, i cili ishte takuar me Levits një ditë më parë, të izolohej, raporton The Guardian.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.