Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tovërlani mohon se e ka kërcënuar Ahmetin: Së shpejti do të pimë kafe

    28/10/2021 | 17:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani e ka mohuar se e ka kërcënuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

    Ai e ka falënderuar Ahmetin për deklarimin korrekt, siç e quan ai, derisa thotë se së shpejti do të pijë kafe me të.

    “Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim. Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti. Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook”.

    “E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit. Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre! Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin…”, ka shkruar Tovërlani në Facebook.

    Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani ishte arrestuar para tri ditësh në afërsi të shtëpisë së kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti nën dyshimin se kishte kanosur këtë të fundit dhe të njëjtit më pas iu caktua masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

    Në raportin e policisë thuhet se Tovërlani kishte shkuar te shtëpia e Ahmetit dhe më pas e kishte thirrur vetë policinë të cilët pas kontrollit i kishin gjetur një thikë, derisa pasi është dërguar në stacionin policor në Graçanicë i është bërë edhe alkool-testi ku ka rezultuar se është në gjendje të dehur.

    Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se nuk ka pasë kurfarë ballafaqimi fizik dhe as luftë më thika, derisa shtoi se nuk ndihet as i kërcënuar dhe as i rrezikuar nga Afrim Tovërlani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.