Xhafer Tahiri, ka pritur në një takim ish zëvendës-Kryetarin e të rinjëve të CDU-së nga Gjermania, Daniel Wealther.
Tahiri ka shkruar se është krenar që është vizituar nga Wealther, duke cituar edhe një thënie të presidentit Rugova, se “Shtëpia mbahet me miq”.
Postimi i plotë:
Një mik i vjetër e i çmuar më nderoi sot me vizitë në Vushtrri, Daniel Wealther, nga CDU e Gjermanisë, ish zv/Kryetar i të rinjve të CDU, ish Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve, organizata më e madhe e të rinjve të partive politike të qendrës së djathtë në botë.
E kam njohur Danielin nga viti 2009, kur isha Kryetar i të rinjve të LDK-së, e bashkë kemi marrë pjesë në konferenca politike në gjithë Evropën, SHBA e madje deri në Australinë e largët.
Shtëpia mbahet me miq, na mësonte Presidenti Rugova, e unë jam krenar e i nderuar për miqt e Kosovës e miqt tanë.
Danke Daniel 🙏

