Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili vazhdon të jetë në garë për një mandat të dytë si kryetar i kësaj komune ka thënë se me 14 nëntor qytetarët do të zgjedhin një kryetar që ju përgjigjet vetëm qytetarëve të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Online Veriu.info
Ai në emisionin DIREKT në ATV foli edhe për kundërkandiatin e tij Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës me të cilin patën pak dallime në vota ku edhe shkuan në balotazh.
“Un do të vazhdoj të qendrojë zot shtëpije në Vushtrri dhe jam i bindur se me 14 nëntor qytetarët e Vushtrrisë do të zgjedhin një kryetar që ju përgjigjet vetëm atyre dhe askujt tjeter,i tillë kam qenë dhe i tillë do të mbetem, dihet se si ka qeverisur PDK-ja deri në vitin 2017 ku vetëm një kompani ka pasur tender mbi 18 milion euro tender për kohen e kësaj qeversije dhe krejt Vushtrria e di se si është qeverisur nga PDK, tha Tahiri.
Sa i përket nëse do të ketë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje në balotazh, Tahiri ka thënë se LVV ka dy zgjedhje.
“Lëvizja ka vetëm dy zgjedhje në qytetin e Vushtrrisë, të vazhdojë atë që e kemi nisur bashkë në vitin 2017 për një qeverisje të mirë, apo të rikthejë PDK-në të cilët e degraduan Vushtrrinë për disa vite”, tha ai./Veriu.info

