Gjykata Supreme ka refuzuar për herë të dytë ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Sumes, i cili kërkoi rivotim në këtë komunë.
Sipas njoftimit Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.
“Lëndët e regjistruara në Gjykatën Supreme sipas ankesës të kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, me numër AA.nr.56/2021, dhe sipas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër AA.nr.57/2021, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021 të datës 27.10.2021, janë bashkuar në një lëndë me numrin AA.nr.56/2021. Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, dhe ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021, të datës 27.10.2021”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Pas këtij vendimi të Supremes, kandidati i Partisë Demokratike për postin e të parit të kësaj komune, Mehmet Ballazhi, do të jetë kryetar i ri i kësaj komune./Gazeta Sinjali/

