Deklaratat e kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri, për dyndjet nga Skënderaj nuk kanë kaluar pa u komentuar nga an anëtari i kryesisë së PDK-së nga Vushtrria, Myzafer Shala.
Këto deklarata Shala i ka quajtur të kohës së vjetër, duke i cilësuar si një ofendim për qytetarët e Vushtrrisë.
Shala ka shkruar se Idrizi do ta mund Tahirin së bashku me rininë dhe të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
XHAFA, KA OFENDUAR EDHE NJËHERË VUSHTRRIASIT
Paska deklaruar se pret një dyndje nga Skenderaj dhe Mitrovica për të ndihmuar Ferit Idrizin.
Këto janë “fore” të kohës së shkuar.
Ferit Idrizi ka me të mujtë së bashku me rininë dhe e me te gjithë qytetaret e Vushtrrisë.

