Deklaratave të Idrizit në lidhje me Drejtorinë e Urbanizimit në komunën e Vushtrrisë, i është përgjigjur pikërisht njeriu që udhëheqë këtë sektor në Komunën e Vushtrrisë.
Sadiku përmes një postimi në rrjetin social i ka rikujtuar Idrizit, se drejtoria aktuale udhëhiqet pikërisht nga një arkiteket, i cili iu bashkua kryetarit akutal në vitin 2017.
Ndër të tjera Sadiku shton se ata ndalën degradamin urban që filloi gjatë qeverisjes së PDK-së, e që thotë se pjesë e asaj qeverisje ka qenë vet Idrizi.
Sadiku thotë se deri në vitin 2017 nuk është përfillur as një kriter për lejet ndërtimore për objektet që ndodheshin në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit.
Sadiku në fund i është drejtuar Idrizit se ai as nuk vendos për Vushtrrinë, dhe as për Drejtorinë e Urbanizimti.
Postimit i plotë:
I nderuar z. Ferit,
Për rikujtimin tuaj, Drejtoria e Urbanizmit udhëhiqet pikërisht nga një arkitekt i magjistruar në Vjenë.
Ekipit të Kryetarit Tahiri i jam bashkuar në vitin 2017 pa qenë fare pjesë e politikës, pikërisht për të ndalur degradimin urban që është bërë gjatë qeverisjes së PDK-së në Vushtrri e që fatkeqësisht edhe ju keni qenë pjesë e qeverisjes.
Kemi vendosur rregull e kemi zbatuar ligj duke pranuar raportin e auditimit të Lejeve Ndërtimore nga Zyra Kombëtare e Auditimit për tri vite radhazi pa asnjë vërejtje të vetme.
Deri në vitin 2017 sa ishit ju në qeverisje, projektet për objektet shumëbanesore në Drejtori të Urbanizmit nuk kanë plotësuar as kriteret minimale për t’u pajisur me Leje Ndërtimore, duke munguar:
– Projekti i ngrohjes qendrore;
– Elaborati gjeomekanik;
– Hapësira e përbashkët e këshillit shtëpiak;
– Mungesa e parkingjeve;
– Mungesa e gjelbrimit.
Këto shkelje ligjore që i keni berë, tashmë nuk janë temë diskutimi; i kemi rregulluar të gjitha që në vitin e parë të qeverisjes sonë konform ligjit.
Është për të ardhur keq se si gjatë 10 viteve të qeverisjes suaj nuk gjeni as edhe një studim fizibiliteti për asnjë projekt të vetëm e as edhe një diskutim publik me qytetarët.
Nuk kemi hartuar projekt pa e përfunduar studimin e fizibilitetit e nuk kemi përfunduar projekt pa diskutim publik me qytetarët.
Vazhdimisht jemi konsultuar me qytetarët sepse projektet tona i shërbejnë qytetarëve.
Ndërtuesit në Vushtrri pavarësisht animeve të tyre politike, nuk i kemi penguar e nuk i kemi favorizuar; dëshmitarë janë të gjithë ata. Kemi zbatuar ligjin për të gjithë njësoj.
Falsifikimi i Planit Zhvillimor Komunal – dokumentit më të rëndësishëm të Planifikimit gjatë qeverisjes së PDK-së në Vushtrri është krimi më i madh që i ka ndodhur qytetit tonë e që rasti është dorëzuar në Prokurori.
Z. Ferit, qytetarët e Vushtrrisë e dinë që ju nuk vendosni në Vushtrri e as nuk vendosni për Drejtorinë e Urbanizmit.
Qeverisja e mirë në Vushtrri do të vazhdoj me frymën e ndryshimit të vitit 2017.

