Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri së bashku me zyrtarë të tjerë komunal, sot i ka vizituar nga afër punimet në rrugën 2 Maji në Studime ku po bëhet ndërrimi i gypi kryesor të ujësjellësit.
Kryetari Tahiri i ka uruar banorët e këtij lokaliteti duke thënë që po hiqet asbesti kancerogjen dhe po vendoset gyp i ri, që siguron ujë më cilësor e shtypje më e lartë e që garanton furnizim të rregullt të Studimes me ujë të pijes.

