Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Raporti i BB: Kosova po rimëkëmbet shpejt pas pandemisë

    21/10/2021 | 20:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Infuzioni që ia dhanë mërgimtarët këtë verë ekonomisë së Kosovës, ndikoi në rimëkëmbjen e shpejtë nga dëmet pandemike.

    Ardhja masive kësaj vere e diasporës është faktori kryesor i rritjes ekonomike sivjet.

    Banka Botërore po parasheh 7.1 përqind zgjerim të aktivitetit ekonomik, pas dëmeve që shkaktoi pandemia vitin e kaluar. Këtu ndikuan po ashtu edhe masat fiskale shtetërore dhe kreditë konsumuese.

    Kjo rimëkëmbje po vlerësohet mbi mesataren e paraparë edhe në aspektin e prodhimit.

    “Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me shpejtësi nga tkurrja e shkaktuar më 2020. Aktiviteti real ekonomik do t’i kalojë nivelet e vitit 2020 deri në fund të vitit 2021. Raporti gjithashtu thekson përmirësimin e pozitës fiskale, të përkrahur nga rimëkëmbja e shpejtë”, u shpreh Massimiliano Paolucci, menaxher i BB për Kosovën.

    Kosova madje qëndron më mirë në këtë aspekt se sa vendet fqinje e mbi mesataren regjionale, njofton Klan Kosova.

    Sipas raportit, rritja më e madhe sivjet u shënua gjatë tre muajve të parë. Por ende ekziston rreziku nga pandemia, andaj Banka Botërore sugjeron vaksinimin e gjithë popullatës.

    Veç kësaj, kjo i bën thirrje qeverisë që të fokusohet në rritjen e produktivitetit dhe krijimin e vendeve të punës, pasi në këto të fundit, gjatë pandemisë, u dëmtuan gratë dhe të rinjtë.

    Ndryshe nga ky institucion ndërkombëtar, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, një ditë më parë parashikoi se rritja ekonomike në vend mund të shkojë deri në 10%.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.