Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rama editorial për Politico: Shqipëria po bëhet gati për në BE

    25/10/2021 | 10:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    18 vjet më parë, në Samitin e vitit 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, na u tha se e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian, u kujton liderëve evropianë kryeministri shqiptar.

    “Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë e mundshme dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerimin duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë”.

    Rama nënvizon se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Evropë ndaj meritojnë të gëzojnë përfitimet e anëtarësimit.

    “Ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për t’i eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë”.

    Rama shtron disa kërkesa për krerët e shteteve evropiane, që rajoni të lejohet të marrë pjesë plotësisht në tranzicionin digjital dhe të gjelbër të BE-së, në programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrimin në sistemin arsimor të BE-së, si dhe që shtetet ballkanike të mund të përfshihen në planet emergjente të BE-së, për të përballuar krizën energjetike.

    “Nisma e Ballkanit të Hapur është diçka që tashmë e kemi filluar duke pasur frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar të vitit 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar të vitit 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që Open Balkans është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ato do të vendosin të na bashkohen”.

    Do të marrim pjesë në të dy proceset, atë të Berlinit dhe Ballkanin e Hapur, përfundon editorialin për politico.eu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./tvklan

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.