Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rakiq: Themelimi i asociacionit nuk është tekë e Listës Serbe, por detyrim ndërkombëtar

    25/10/2021 | 18:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq dhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, kanë zhvilluar sot një takim me anëtarët e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, ku thanë se Prishtina duhet t’i zbatojë marrëveshjet që tashmë janë nënshkruar, e veçanërisht atë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Sipas ministrit për Kthim dhe Komunitete, themelimi i asociacionit nuk është një tekë e Listës Serbe, por një detyrim ndërkombëtar, përmbushjen e të cilit, sipas Rakiq, e ka garantuar vet Bashkimi Evropian.

    “Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen, sepse ato janë nënshkruar, ato obligojnë gjithçka, dhe sepse kjo është mënyra e vetme që ne mund të arrijmë kushte më të mira jetese dhe t’i ndërtojmë njëri-tjetrit besimin që na nevojitet sot”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, në këtë takim është diskutuar edhe për operacionet e Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit, ku u tha se këto veprime janë kundër popullit serb dhe janë të rrezikshme, të papranueshme dhe joproduktive, sepse sipas tyre, shkaktimi i frikës dhe trazirave mund të kërcënojë edhe më tej situatën e sigurisë.

    “Theksohet se Lista Serbe mbështet dialogun si mënyrë themelore për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe çështjeve të hapura, sepse dialogu është e vetmja rrugë dhe vendi ku mund të zgjidhen këto çështje dhe kërkon që të gjithë, veçanërisht nga Bashkimi Evropian të bëjnë gjithçka”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, përcjellë Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.