Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    PZAP pranon tri ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

    29/10/2021 | 11:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar tri ankesa nga subjektet politike pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për zgjedhjet e 17 tetorit

    Afati për pranimin e ankesave lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për kryetar komunash ka përfunduar në ora 10:00, ku palët kanë mundur të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve pas publikimit të rezultateve.

    Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku, ka thënë për Telegrafin se kanë pranuar tri ankesa për rezultatin e zgjedhjeve, kurse një ankesë kanë pranuar lidhur me fushatën që po bëhet para fushatës së balotazhit.

    Ankesat janë parashtruar nga kandidatët e PDK-së, një nga kandidati i Nismës, dhe një nga LDK.

    “Tri apele janë parashtruar kundër rezultatit të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar të Komunave të publikuara nga KQZ-ja ndërsa një ankesë është paraqitur për para fushat para fushatës zyrtare për balotazh. Ankesë ka paraqitur Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Shtimes, për shkak të gabimit të regjistrimit të votave në mes të kandidatëve për kryetar të Komunës së Shtimes. Ankesë ka paraqitur Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, për shkak të mos regjistrimit të saktë të votave me kusht dhe me post.

    Ankesë ka paraqitur Kandidati i Nismës për kryetar të Komunës së Podujevës, i cili pretendon se ka dyshime se janë abuzuar votat gati në çdo vendvotim të Komunës se Podujevës dhe e kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet e Komunës se Podujevës. Ankesë e ka parashtruar LDK kundër LVV, me pretendimet se kandidati i LVV në Prishtine po bënë fushat thirrje për ta votuar”, ka thënë Desku.

    Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor.

    Në 17 komuna, kandidatët kanë fituar vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e kryetarit, kurse në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

    Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.