Policia e Kosovës arreston 23 prindër të dyshuar për keqtrajtim të fëmijëve
23 prindër të dyshuar për keqtrajtim të fëmijëve janë arrestuar nga Policia e Kosovës, kjo erdhi pasi Policia ka zbatuar një plan operativ për t’i identifikuar fëmijët në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.
Gazetare: Ardita Rashiti
t
Me të zbardhur dita, marrin rrugë drejt qendrave të qyteteve gjithandej Kosovës. Të mitur, herë të vetmuar e në raste të tjera në shoqërinë e të rriturve, kërkojnë lëmoshë. Mirëpo e përbashkëta e gjithë këtyre rasteve, është që të njëjtit mund të jenë viktima të mundshme të trafikimit.
Për t’i parandaluar aktivitetet e tilla, Policia e Kosovës ka zbatuar një plan operativ gjatë kësaj jave, i cili rezultoi me 23 të dyshuar. I gjithë ky aksion u zhvillua që nga 25 tetori e deri një ditë më parë.
Gjatë këtij aksioni, u bë identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 nga Shqipëria.
Krejt ky plan është bërë në koordinim me Qendrat për Punë Sociale. E më të theksuara, rastet e fëmijëve të cilët kërkojnë lëmoshë, janë në komunën e Prishtinës.
Prandaj Blerim Shabani nga Qendra për Punë Sociale, tregon për numrin e rasteve të kësaj natyre, që kanë identifikuar në kryeqytet.
Ky thotë që janë duke marrë masa në mënyrë që t’i vetëdijësojnë qytetarët të mos japin lëmoshë.
Për realizimin e këtij plani operativ, Zyrtarët policorë janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për Pune Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore.

