Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Parashikimi i motit për pesë ditë

    18/10/2021 | 18:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë.

    Kjo situatë meteorologjike do të vijë si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik, thuhet nga IHMK.

    “Në mëngjes, në ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale”.

    Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

    “Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira si rezultat i reshjeve të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit tonë. Sasitë më të larta të reshjeve u regjistruan në verilindje (diku 110 litër për metër katror) dhe lindje të vendit rreth 95 litër për metër katror) derisa edhe
    pjesët tjera të vendit kishin reshje të mira, mesatarisht 30-70 litër për metër katror”, thuhet tutje sipas njoftimit.

    Në viset e larta mbi 900m mbi nivel të detit trashësia e borës ka lëvizur ndërmjet 15-20 cm./GazetaSinjali/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.