Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave: Kryesit e veprave duhet të dënohen

    25/10/2021 | 11:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në hapjen e “Javës për mbrojtjen e viktimave të krimit” presidentja Vjosa Osmani tha se obligim i shtetit është mbrojtja dhe garantimi i së drejtës për jetë.

    Ajo shtoi se statistikat janë trishtuese, ku dhuna tashmë është bërë sfidë e madhe për vendin. Osmani thotë se kryesit e veprave duhet të dënohen dhe të mos tolerohet asnjë lloj dhune.

    “Obligimi i shtetit në raport me të drejtat dhe lirive të njeriut nuk janë vetëm obligime negative por edhe obligime pozitive që nënkupton t’i mbrosh ato kur janë në rrezik, e qoftë ajo e mbrojtjes për jetë. Deri në shtator të këtij viti janë edhe tre gra viktima të dhunës në familje dhe statistikat janë trishtuese, kryesit e veprave duhet dënohen”.

    Osmani tha se përkundër punës që po bëhet në luftimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, ftoi institucionet të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.

    Madje ajo ka ofruar edhe mbështetjen e saj në mbrojtje të viktimave.

    “Më vije mirë që po punohet pozitivisht nga profesionistët që të fitohet besimi në këto institucione. Dua të ri konfirmoj angazhimin tim personal që të bashkëpunoj me të gjitha institucionet ku integritetin dhe respektimin e ligjit e kanë parësore dhe bashkërisht të luftojmë krimin e t’i mbrojmë viktimat”.

    “Mbi të gjitha të zbatohet ligji duke siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët pa frikë, ne vetëm bashkë mund të sigurojmë qetësi për qytetarët”.

    “Heshtja ime ndaj padrejtësive kurrë nuk do të jetë një alternativë, sepse kështu i nxisim kryesit e veprave dhe dhunës që të vazhdojnë tutje, andaj ta ngrejë zërin sa më shumë”.

    Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka nisur “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.

    Kurse gjatë ditëve në vijim do të mbahen sesione online me tema të ndryshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.